Flori Mumajesi po përgatit rikthimin e tij më të madh në skenë pas një periudhe të gjatë pauze. Burime afër artistit bëjnë të ditur per portalin Zoom se këngëtari dhe producenti është duke finalizuar një album të ri, i cili pritet të shoqërohet edhe me një koncert gjigant në stadium.
Projekti i ri pritet të sjellë një kombinim të stilit klasik të Florit me risi muzikore, ndërsa fansat janë tashmë në pritje të detajeve zyrtare për datën e publikimit dhe koncertit. Rikthimi i tij konsiderohet një nga ngjarjet më të shumëpritura në muzikën shqiptare. /Pasqyrapress/


