Ivanka Trump ka ndarë një postim të pazakontë në rrjete sociale, ku shfaq interes për historinë dhe kulturën shqiptare.
Në një fotografi të publikuar në profilin e saj, ajo ka vendosur në pah tre libra që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe Ballkanin, duke shtuar sipër tyre vetëm një fjalë: “Kërkim”.
Ky detaj i shkurtër ka mjaftuar që ndjekësit, sidomos nga rajoni, të ngjallin kureshtje dhe të nisin diskutime të shumta.
Libri i parë është “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, një prej veprave më të rëndësishme për mënyrën se si është zhvilluar kombi shqiptar në aspektin politik, shoqëror dhe historik.
Përkrah tij qëndron romani i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një histori që ka bërë jehonë në letërsinë botërore për mënyrën se si pasqyron realitetin shqiptar përmes ngjarjeve të fuqishme dhe emocioneve njerëzore. Libri i tretë në tryezën e Ivankës është “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity”, një analizë mbi periudhat e vështira të tranzicionit shqiptar dhe formimin e identitetit kombëtar në kohët moderne. Gjithashtu në mbishkrim ajo ka shkruar ‘Research’ që do të thotë ‘Hulumtim/studim’.



