Shumë shkolla në Mbretërinë e Bashkuar po përjetojnë mungesa të mëdha të nxënësve dhe stafit, pasi gripi dhe viruset e tjera janë përhapur me shpejtësi, duke detyruar disa institucione të mbyllen përkohësisht, ka shkruar Daily Mail. Drejtorët e shkollave thonë se situata i ngjan periudhës së pandemisë.
Në Uells, shkolla St Martin’s u prek rëndë, ku mbi 250 nxënës dhe mësues u sëmurën dhe u rikthyen në mësimin online. Simptomat raportohen të jenë temperaturë, të vjella, diarre dhe lodhje.
Edhe në Londonderry, rreth 170 nxënës munguan në një ditë të vetme. Autoritetet flasin për një shtim të rasteve me H3N2, i njohur si “supergripi”, që po përhapet me ritme të larta. NHS paralajmëron se vala e infeksioneve mund të rrisë ndjeshëm shtrimet në spitale dhe rekomandon përdorimin e maskave. Ndërkohë, rreth 100 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në një anije u prekën nga norovirusi gjatë një udhëtimi, duke shtuar shqetësimin në vend. /Pasqyraprress/


