12 C
Pristina
HomeLajmeAAK paralajmëron konferencë për media pas zhvillimeve të fundit politike

AAK paralajmëron konferencë për media pas zhvillimeve të fundit politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të dalë në një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike të vendit. Sipas njoftimit, më parë pritet të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. Pas përfundimit të saj, përfaqësuesit e AAK-së do t’i drejtohen mediave për të bërë të ditur që ndrimet dhe vendimet e marra. Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot, më 6 mars 2026, në orën 17:00, në selinë qendrore të AAK-së. Këto zhvillime vijnë në një moment të ndjeshëm politik, pasi më herët presidentja Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa AAK kishte anuluar edhe zgjedhjet e brendshme të planifikuara në parti. Në pritje të mbledhjes së strukturave të saj, mbetet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe hapat e radhës që do të prezantojë kjo parti. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat