7.6 C
Pristina
HomeLajmeAbu Dhabi mbulon kostot e qëndrimit për turistët e bllokuar

Abu Dhabi mbulon kostot e qëndrimit për turistët e bllokuar

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë një masë të jashtëzakonshme për vizitorët që nuk mund të largohen sipas planit për shkak të situatës së fundit të sigurisë në rajon. Sipas vendimit të bërë publik nga autoritetet në Abu Dhabi, hotelet janë udhëzuar të zgjasin qëndrimin e mysafirëve të prekur, ndërsa kostot shtesë të akomodimit do të mbulohen nga shteti përmes Departamentit të Kulturës dhe Turizmit. Institucionet theksojnë se prioritet mbetet siguria dhe mirëqenia e turistëve, ndërsa hotelet janë orientuar të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me autoritetet për procedurat financiare dhe verifikimin e rasteve. Masa vjen në një moment tensioni në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndikuar në qarkullimin ajror dhe udhëtimet ndërkombëtare, duke lënë një numër vizitorësh të bllokuar përkohësisht në territorin e Emirateve. Në pritje të qartësimeve të mëtejshme mbi kohëzgjatjen e kësaj mase, autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e strukturave përkatëse. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat