8.4 C
Pristina
HomeLajmeAeroplani Prishtinë–Stamboll del nga pista në Stamboll, pasagjerët tmerrohen

Aeroplani Prishtinë–Stamboll del nga pista në Stamboll, pasagjerët tmerrohen

Një aeroplan i kompanisë AJet, që realizonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga rruga e taksimit pas uljes në aeroportin Sabiha Gökçen, për shkak të terrenit të butë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Ambasada e Kosovës në Turqi njoftoi se nuk ka raportime për persona të lënduar dhe se pasagjerët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Sipas kompanisë, aeroplani ka kryer një ulje të rregullt, ndërsa devijimi ka ndodhur gjatë lëvizjes në pistën e taksimit për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Në rast nevoje, Ambasada e Kosovës në Ankara u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë zyrën konsullore. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat