Një vendim i ri i autoriteteve në Afganistani ka hapur debat të gjerë ndërkombëtar. Udhëheqësi i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, ka miratuar një kod penal prej rreth 60 faqesh që, sipas raportimeve të publikuara nga Ultra Fakte, ndryshon mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës brenda familjes. Sipas këtij burimi, rregullat e reja parashohin që dhuna fizike ndaj grave dhe fëmijëve të mos konsiderohet vepër penale nëse nuk ka “fraktura të dukshme ose plagë të hapura”.
Po ashtu, thuhet se rastet e tilla trajtohen si çështje private familjare, ndërsa gratë që kërkojnë drejtësi duhet të paraqiten para një gjyqtari mashkull dhe në prani të kujdestarit të tyre. Në raportim theksohet gjithashtu se gratë që largohen nga shtëpia e bashkëshortit për t’u strehuar tek familja e tyre mund të përballen me dënim deri në tre muaj burg, ndërsa edhe familjarët që i ndihmojnë rrezikojnë ndëshkim. /pasqyrapress/


