Hoxhë Ahmed Kalaja, një nga figurat fetare më të njohura dhe më të komentuara në Shqipëri, ka zbuluar detaje të rralla nga jeta e tij familjare në podcast-in “Flak Fare”.
I larguar për pak nga ligjëratat tradicionale, ai pranoi sfidën e ushqimeve pikante, duke treguar një anë më humoristike dhe energjike. Gjatë intervistës, Kalaja zbuloi se është baba i 10 fëmijëve dhe, ndonëse vetëm 48 vjeç, tashmë është edhe gjysh.
Ky fakt ka habitur ndjekësit, duke e kthyer atë në shembull të familjeve të mëdha tradicionale në kohët moderne. /Pasqyrapress/


