Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Komoran–Carralevë, duke lënë pasoja të rënda për disa persona. Në përplasjen ku u përfshinë dy automjete, pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.
Sipas informatave zyrtare, viktima (mashkull) ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Njësitet rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. /pasqyrapress/


