14 C
Pristina
HomeLajmeAksident me fatalitet në Ferizaj

Aksident me fatalitet në Ferizaj

Një aksident me pasoja fatale është shënuar pasditen e së shtunës në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas informatave zyrtare, një drejtues mjeti, mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar një vetaksident. Si pasojë, pasagjeri që ndodhej në veturë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

”Greme, Ferizaj / 28.12.2025 – 17:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat