5.7 C
Pristina
HomeLajmeAksident me fatalitet në Mitrovicë

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë trafiku është regjistruar në Mitrovicë të Jugut, ku një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një automjet, ka njoftuar policia e Kosoves.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulpini”. Një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, por më vonë autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima ishte mashkull, rreth 76 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat