Numri i viktimave nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” është rritur në dy. Personi që ishte në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe ekipet mjekësore kanë qenë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë. /Pasqyrapress/


