Viktima e aksidentit në Leposaviq nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka humbur jetën. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erdian Baliqi, ka thene Infokus.
Sipas tij, viktima është një banor i Leposaviqit, me inicialet M.Dh., i lindur në vitin 1999. “Personi që ishte në gjendje kritike ka vdekur,” ka deklaruar Baliqi. /Pasqyrapress/


