5.7 C
Pristina
HomeLajmeAlarm për zhdukjen e një 14-vjeçari me Mercedez– familja kërkon ndihmë urgjente

Alarm për zhdukjen e një 14-vjeçari me Mercedez– familja kërkon ndihmë urgjente

Një ngjarje shqetësuese është raportuar mbrëmjen e sotme, ku një i mitur nga zona e Hasit rezulton i zhdukur prej orëve të pasdites, ka njoftuar faqja Kukesi ynë. Bëhet fjalë për Mariglen Dautin (14 vjeç), nga fshati Golaj. Familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe janë thellësisht të shqetësuar për gjendjen e tij.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se i mituri ka marrë automjetin e babait pa dijeninë e tij. Automjeti është Mercedes-Benz E-Class, me targa AB379RY. Marigleni është parë për herë të fundit rreth orës 16:00, më 5 janar 2026, në një pikë karburanti përgjatë aksit rrugor Pejë–Prishtinë. Raportohet se ai nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi, gjë që e bën situatën edhe më alarmante. Familja u bën thirrje Policisë së Kosovës, Policisë së Shqipërisë, si dhe çdo qytetari që mund të ketë informacion, të ndihmojë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat