11.6 C
Pristina
HomeShëndetësiAlarm ushqimor në Kosovë: Asgjësohen mbi 2 ton mish pule pas sinjalizimit...

Alarm ushqimor në Kosovë: Asgjësohen mbi 2 ton mish pule pas sinjalizimit evropian

Autoritetet kosovare të sigurisë ushqimore kanë reaguar pas një njoftimi ndërkombëtar që lidhet me një ngarkesë mishi pule të importuar. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), rasti është identifikuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), i administruar nga Komisioni Evropian. Kontrollet zyrtare kanë konfirmuar praninë e bakterit Salmonella spp. në një sasi prej 2064 kilogramë mish pule, produkt i importuar nga Polonia, përmes një kompanie vendore në Prizren. Pas verifikimit, e gjithë sasia është asgjësuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore. Nga AUV bëhet e ditur se situata po monitorohet me kujdes të shtuar dhe se bashkëpunimi me institucionet vendore e ndërkombëtare do të vazhdojë, me synim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe garantimin e ushqimit të sigurt për qytetarët. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat