Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka njoftuar nga spitali se ndërhyrja mjekësore që ka kaluar ka përfunduar me sukses. Ai bëri të ditur se është operuar për gurë në kanalin urinar, pas disa ditësh të vështira të shoqëruara me dhimbje të forta. Aktualisht, Hamiti është në gjendje të mirë dhe procesi i rikuperimit po ecën normalisht. Moderatori ka falënderuar për mbështetjen dhe është shprehur optimist për rikthim të shpejtë në angazhimet profesionale, përfshirë “Big Brother VIP Kosova”.



