7.6 C
Pristina
HomeLajmeAlbin Kurtit i vidhen disa qindra vota

Albin Kurtit i vidhen disa qindra vota

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon dhe deri më tani janë shqyrtuar shumica e vendvotimeve. Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar mbi pesëqind vendvotime nga totali i parashikuar. Rezultatet e deritanishme tregojnë se disa kandidatë kanë pësuar ulje të konsiderueshme të numrit të votave, pas rinumërimit. Ndryshimet më të mëdha janë regjistruar te disa emra të njohur dhe të rëndësishëm politik,përfshirë edhe Albin Kurtin dhe emra të tjerë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këto ulje vijnë si pasojë e korrigjimeve të bëra gjatë verifikimit të fletëvotimeve dhe mospërputhjeve të konstatuara në numërimin fillestar. Lista e publikuar përfshin disa kandidatë që kanë humbur nga dhjetëra deri në qindra vota. Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë pasi të trajtohen edhe vendvotimet e mbetura, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë ndikimin real në renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe mandateve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat