14 C
Pristina
HomePasqyra+Anulime masive fluturimesh në SHBA për shkak të stuhisë

Anulime masive fluturimesh në SHBA për shkak të stuhisë

Mijëra udhëtarë janë përballur me vonesa dhe anulime masive në aeroportet amerikane, pasi një valë e fuqishme moti dimëror ka ndërprerë normalitetin e trafikut ajror në disa nga zonat më të frekuentuara të vendit. Kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e fluturimeve, veçanërisht në verilindje të SHBA-së, ku autoritetet lokale kanë aktivizuar masa emergjente për shkak të reshjeve intensive të dëborës.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimet e monitorimit të trafikut ajror, mbi 9 mijë fluturime janë anuluar ose janë shtyrë, duke prekur udhëtime të planifikuara prej ditësh për pushimet e fundvitit.

Sic shkruan Periskopi, aeroportet kryesore në zonën e Nju Jorkut kanë njoftuar publikun se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se kushtet e motit mund të sjellin pengesa të reja edhe në orët në vijim. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kontrollojnë vazhdimisht informacionet për fluturimet dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e situatës. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat