Mjegulla e dendur ka shkaktuar ndërprerje serioze të trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, duke bërë që të gjitha fluturimet e paradites të anulohen, bëjnë të ditur autoritetet aeroportuale. Sipas njoftimit zyrtar të aeroportit, dukshmëria ka rënë nën 100 metra, nivel që nuk plotëson kushtet minimale për ulje instrumentale në kategorinë operative të aeroportit. Për pasojë, avionët nuk kanë mundur të ulen dhe janë devijuar drejt aeroporteve të rajonit, përfshirë Prishtinën, Tiranën, Sofjen, Selanikun dhe Ohërin.
Fluturimet e prekura Janë anuluar fluturime të disa kompanive ajrore, përfshirë: • disa destinacione të “Wizz Air” nga dhe drejt Shkupit • fluturimi për Zagreb i “Croatia Airlines” • si dhe fluturimi për Stamboll i “Turkish Airlines” Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit theksojnë se, pavarësisht anulimeve, aeroporti ka qenë vazhdimisht i hapur dhe stafi në gatishmëri për shërbim dhe informim të pasagjerëve. Informacionet për ndryshimet në orare përditësohen në kohë reale në faqen zyrtare të aeroportit.
Pasagjerët mund të informohen edhe përmes linjës telefonike zyrtare të aeroportit, e cila funksionon 24/7.
Parashikimi i motit Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (UHM), edhe ditët në vijim pritet mot pjesërisht me vranësira dhe mundësi për mjegull, çka mund të ndikojë sërish në trafikun ajror.


