Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Televotimi aktual është anuluar, ndërsa banorët ende nuk janë vënë në dijeni për këtë vendim. Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania VIP, detajet rreth kësaj situate do të bëhen të ditura gjatë spektaklit të së shtunës në mbrëmje. Pritet që Vëllai i Madh të sqarojë arsyet e anulimit dhe hapat që do të ndiqen më tej. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që kërkojnë transparencë dhe shpjegime lidhur me procesin e votimit. Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë kjo lëvizje në rrjedhën e lojës. /pasqyrapress/


