Arbër R. Ismajli ka bërë të ditur se do të garojë për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se vendimi erdhi pas një reflektimi për përgjegjësinë ndaj qytetit, rajonit dhe vendit. Ismajli ka falënderuar strukturat e LDK-së për besimin, duke veçuar kryetarin e Degës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, për mbështetjen dhe përfshirjen e gjeneratave të reja.
Ai theksoi se synon të përfaqësojë interesin e qytetarëve me përkushtim dhe profesionalizëm, si dhe të kontribuojë në proceset zhvillimore të Kosovës. Në fund, Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të mobilizohen për një proces zgjedhor të qetë dhe konstruktiv. /Pasqyrapress/


