5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Ari me vlerë dhe çmim rekord

Ari me vlerë dhe çmim rekord

Tregjet globale po përballen me një zhvillim të pazakontë: ari ka arritur nivelin më të lartë historik të çmimit, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Sipas Infokus, rritja lidhet me pritjet se Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm, çka ka shtuar interesimin e investitorëve për asete të sigurta si ari.

Në të njëjtën kohë, tensionet gjeopolitike dhe pasiguritë ekonomike kanë ndikuar në rritjen e kërkesës. Vetëm gjatë këtij viti, çmimi i arit është rritur mbi 68 për qind – rritja më e madhe vjetore që nga viti 1979, sipas Adrian Ash, drejtor i kërkimit në “BullionVault”. Rritje kanë shënuar edhe metalet e tjera të çmuara, përfshirë argjendin dhe platinin. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat