4.7 C
Pristina
HomeShëndetësiArritje historike në QKUK: realizohet operacioni i rrallë i aortës

Arritje historike në QKUK: realizohet operacioni i rrallë i aortës

Në QKUK është shënuar një arritje e rëndësishme mjekësore, ku për herë të parë në Kosovë është kryer zëvendësimi i harkut të aortës me procedurën e avancuar ndërkombëtare Frozen Elephant Trunk (FET).

Krahas kësaj, mjekët realizuan edhe zëvendësimin e rrënjës së aortës me Bentall procedurën. Pacienti kishte pasur probleme të rënda me aortën dhe, pas operimit jashtë vendit disa vite më parë, gjendja e tij ishte përkeqësuar, duke kërkuar një ndërhyrje të re urgjente.

Operacioni u udhëhoq nga Prof. Dr. Omer Xhemaili, së bashku me specialistë ndërkombëtarë nga Cyrihu dhe ekipet vendore të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së. Përmes bashkëpunimit të ngushtë, u realizua me sukses një ndërhyrje e konsideruar ndër më të ndërlikuarat në fushën e kardiokirurgjisë. /Pasqyrapress/.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat