3.7 C
Pristina
HomeLajmeAustri: Gjendet pa shenja jete 56-vjeçari nga Rainca e Preshevës

Austri: Gjendet pa shenja jete 56-vjeçari nga Rainca e Preshevës

Një 56-vjeçar nga fshati Raincë i Komunës së Preshevës, i raportuar i zhdukur disa ditë më parë në qytetin Wels të Austrisë, është gjetur pa shenja jete. Sipas autoriteteve austriake, trupi i Agim Nuredinit u gjet më 12 dhjetor, rreth orës 16:12, në një zonë pranë Rrugës Shtetërore 2132, në Hundsdorf.

Rasti është marrë në trajtim nga autoritetet kompetente, të cilat po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna që tregojnë për ndonjë veprim të dyshimtë apo të kundërligjshëm. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat