5.7 C
Pristina
HomeLajmeBE- heq pjesërisht masat ndaj Kosovës

BE- heq pjesërisht masat ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë pjesën më të madhe të masave ndaj Kosovës, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.

Vendimi është komunikuar përmes një letre nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman. Sipas Bislimit, vendimi përfshin projekte të programeve IPA në vlerë prej 34.6 milionë euro.

Njoftimi i plotë i tij:

“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro. Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë.” /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat