U botua romani më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Ben Blushi, i titulluar “Jam Mysliman”.
Përveç vlerësimeve pozitive, autori po përballet edhe me fyerje online. Në Facebook, Blushi publikoi disa “meme” që e fyejnë, përfshirë një që ndryshon titullin e librit të tij në “Jam Qafir”.
Blushi thotë se këto veprime nuk e lëndojnë dhe i bëjnë të qesh. “Natyrisht që më bën të qesh dhe nuk e marr seriozisht”, shkroi ai. /Paqyrapress/.


