Në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpall për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Çmimi prestigjioz iu dorëzua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjimshiti u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në sukseset e Kombëtares, përfshirë kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, një arritje historike për Shqipërinë. Përzgjedhja u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares. /Pasqyrapress/



