5.7 C
Pristina
HomeKulturëBern: Peticion për ndalimin e shamisë

Bern: Peticion për ndalimin e shamisë

Një nismë e re për kufizimin e mbajtjes së shamisë nëpër shkollat e Zvicrës ka kaluar në fazën e radhës, pasi në Bernë është dorëzuar një peticion me 12 mijë nënshkrime.

Peticioni është inicuar nga Komiteti i Egerkingenit, i afërt me Partinë Popullore Zvicerane (UDC), duke rikthyer në qendër të vëmendjes debatin e nisur këtë verë në rajonin gjermanishtfolës, ka shkruar Periskopi, transmeton Pasqyra press.

Çështja mori hov pas rastit të një mësueseje myslimane në Eschenbach, kantoni St. Gallen, e cila nuk u pranua në një shkollë fillore për shkak të shamisë. Vendimi nxiti reagime të ndryshme në publik, ku një pjesë kërkonte ruajtjen e “neutralitetit fetar” në institucionet arsimore./Pasqyrapress/.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat