1.8 C
Pristina
HomePasqyra+Bie vlera e euros, rritet leku

Bie vlera e euros, rritet leku

Leku shqiptar po shfaq një forcim të dukshëm në tregun valutor, duke e shtyrë euron drejt një prej niveleve më të ulëta të muajve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, monedha europiane po këmbehet rreth 96.5 lekë, një sinjal i qartë i trendit zbritës që ka shoqëruar javët e para të këtij viti. Ekspertët e lidhin këtë zhvillim me disa faktorë, ku ndër më kryesorët përmenden rritja e qëndrueshme e turizmit gjatë gjithë vitit, fluksi i investimeve të huaja si dhe niveli i lartë i remitancave që hyjnë në ekonomi. Banka e Shqipërisë e vlerëson dobësimin e euros si një element pozitiv për stabilitetin ekonomik, pasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit.

Përfitime direkte kanë edhe qytetarët që shlyejnë kredi në euro, të cilët paguajnë më pak në lekë. Nga ana tjetër, një lek më i fortë sjell kosto për eksportuesit, pasi të ardhurat e tyre në euro përkthehen në më pak fitim në monedhën vendase. Megjithatë, për buxhetin e shtetit, ky zhvillim nënkupton shpenzime më të ulëta për borxhin e jashtëm. Sipas statistikave zyrtare, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke blerë mbi 825 milionë euro, ndërsa për vitin 2026 parashikohet një tërheqje valutore që mund të arrijë në rreth 450 milionë euro, me synim forcimin e rezervave dhe stabilitetin e kursit të këmbimit. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat