5.7 C
Pristina
HomeLajmeBuxheti 2026 merr dritën jeshile, rreth 4 miliardë euro në planin financiar

Buxheti 2026 merr dritën jeshile, rreth 4 miliardë euro në planin financiar

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, i cili kap vlerën prej rreth 4 miliardë euro. Dokumenti financiar përcakton prioritetet kryesore të shpenzimeve publike për vitin e ardhshëm dhe pritet të ndikojë në disa sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe social. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1 miliard euro janë planifikuar për investime kapitale, duke përfshirë projekte infrastrukturore dhe zhvillimore. Projektbuxheti përmban gjithashtu masa me karakter social, si rritje të pensioneve, vazhdim të shtesave për fëmijë dhe mbështetje për kategori të ndryshme përfituese.

Në kuadër të sektorit publik, është përmendur edhe mundësia e pagës së 13-të për punonjësit që plotësojnë kriteret e përcaktuara, si dhe elemente të tjera që lidhen me përvojën e punës dhe përfitimet shtesë. Megjithatë, projektbuxheti duhet të kalojë procedurat parlamentare për t’u miratuar përfundimisht në Kuvend para se të hyjë në fuqi. Deri atëherë, autoritetet kanë kërkuar zgjatje të buxhetit aktual për të garantuar funksionimin normal të institucioneve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat