2.1 C
Pristina
HomePasqyra+Coop tërheq nga tregu disa çokollata të llojit Branche

Coop tërheq nga tregu disa çokollata të llojit Branche

Rrjeti Coop në Zvicër ka larguar nga shitja disa seri të çokollatave Halba Maxi Branche Classic 45g dhe 5x45g, për shkak të mundësisë së pranisë së grimcave metalike. Sipas raportimit të TV21, bëhet fjalë për produktet me datë skadence nga 09.02.2026 deri më 13.02.2026, të cilat janë bllokuar për shitje në të gjitha pikat përkatëse, përfshirë edhe shitjen online. Konsumatorët që i kanë blerë këto produkte këshillohen të mos i konsumojnë dhe mund t’i kthejnë për rimbursim të plotë të çmimit. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat