Një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën të hënën në Egg të kantonit të Cyrihut, pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas policisë, ai u godit nga krahu i një vinçi që u thye gjatë punimeve. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. /Pasqyrapress/


