KQZ-ja vazhdon debatet për certifikimin e subjekteve politike. Anëtari i LVV-së Kurteshi deklaroi: “Jam kundër rekomandimit për certifikimin e listës ‘Srpska’.”
Ariant Elshani nga PDK tha: “Subjektet politike të regjistruara pranohen automatikisht dhe nuk ka nevojë për vendim të KQZ-së.” Ndërsa Ilir Gashi shtoi: “Rekomandimi i zyrës është në kundërshtim me ligjin, sepse subjektet nuk i nënshtrohen përsëri certifikimit.”
Besnik Buzhala sqaroi edhe çështjen e koalicioneve: “AAK përjashtohet nga pagesa e certifikimit pasi ka qenë subjekt parlamentar dhe pjesë e një koalicion”. /Pasqyrapress/.


