5.7 C
Pristina
HomeLajmeDeçan: Dyshohet se djali goditi me sopatë babain

Deçan: Dyshohet se djali goditi me sopatë babain

Autoritetet e drejtësisë janë duke u marrë me një rast serioz të ndodhur në komunën e Deçanit, i cili është cilësuar si tentim vrasjeje. Ngjarja ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Sipas informacioneve të konfirmuara, një person dyshohet se ka sulmuar babanë e tij duke i shkaktuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë ka bërë të ditur se vepra penale është kualifikuar si vrasje në tentativë. Me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policia ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje në tentativë në komunën e Deçanit. Viktima është jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë për Insajderin. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat