Një qytetar ka përcjellë në Insajderi disa imazhe të varrit të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ku shihet se vendi i varrimit nuk është në gjendje të mirë.
Lidhur me këtë, për Insajderin është prononcuar Xhemilja, nëna e Astritit, e cila ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni për gjendjen e varrit dhe nuk e di se çfarë ka mundur të ketë ndodhur.
Ajo u shpreh se pas kthimit në Kosovë do të merret vetë me sqarimin e kësaj situate. /Pasqyrapress/



