Bojkoti ndaj Eurovision 2026 po merr përmasa të reja, ndërsa gjithnjë e më shumë shtete njoftojnë tërheqjen nga gara.
Pas vendimit të Spanjës, Irlandës dhe Holandës, edhe Sllovenia ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm. Ky reagim vjen pasi Izraeli u pranua zyrtarisht si pjesëmarrës, vendim që shkaktoi pakënaqësi në disa vende evropiane.
Tërheqjet u bënë publike pas takimit të Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) në Gjenevë, ku u paraqitën masa të reja që synonin shmangien e një votimi të posaçëm për praninë e Izraelit. Megjithëse disa shtete kërkuan votim, shumica e anëtarëve u shprehën të kënaqur me masat e propozuara.
Transmetuesi publik holandez AVROTROS theksoi se situata aktuale e bën pjesëmarrjen “të papërputhshme me vlerat publike”. Edhe Irlanda, Spanja dhe Sllovenia argumentuan se lejimi i Izraelit bie ndesh me qëndrimet dhe parimet e tyre. Eurovision 2026 pritet të mbahet në Vjenë, por nuk dihet si do te shkoje atmosfera pasi vendet qe po bojkotojne po shtohen. /Pasqyrapress/.


