Në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”, një nga banoret që ka tërhequr më shumë interes është Dolce. Modelja 30-vjeçare është bërë shpejt temë diskutimi për shkak të qëndrimit të saj dhe pamjes së spikatur në ekran.
Edhe pse ajo është treguar jashtëzakonisht e rezervuar për jetën personale, burime të “Insajderi”-t kanë zbuluar se emri i saj i lindjes është Valerja Xhekaj.
Dolce komentohet shpesh për pamjen atraktive dhe stilin provokues, duke u kthyer në një nga figurat më të pëlqyera të këtij sezoni. Megjithatë, informacioni për të mbetet i kufizuar. Online nuk gjendet pothuajse asgjë nën emrin e saj të vërtetë, gjë që sugjeron se Valerja ka bërë përpjekje të largojë çdo material të vjetër vizual apo digjital para hyrjes në shtëpinë e famshme. /Pasqyrapress/


