14 C
Pristina
HomeLajmeDragash: Gruaja i mbyll derën burrit pas kthimit një muaj më vonë

Dragash: Gruaja i mbyll derën burrit pas kthimit një muaj më vonë

Një situatë e pazakontë familjare është raportuar në Dragash, ku policia është njoftuar se një grua nuk ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpi, ka shkruar insajderi, percjell Pasqyra press.

Sipas raportimit, burri kishte munguar për rreth një muaj dhe, me rikthimin e tij, ka hasur në kundërshtimin e bashkëshortes. Pas ndërhyrjes së policisë, të dy janë marrë në intervistë për të sqaruar rrethanat. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ku do të shqyrtohet më tej situata mes palëve. /Pasqyra press/

Foto: Wikipedia.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat