Dy persona në Gjilan janë lënduar teksa po punonin në ndërrimin e njësorëve elektrikë. Sipas Policisë, ata kanë marrë lëndime trupore dhe u është ofruar trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe inspektorati i punës, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori. Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit,/Pasqyrapress/.


