14 C
Pristina
HomeLajmeDy të rinj gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

Dy të rinj gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

Një rast i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në rrugën e njohur si ajo e KFOR-it. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:10 janë njoftuar për rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat ishin pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike pas përfundimit të procedurave fillestare. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat