5.9 C
Pristina
HomeLajmeDyshohet dhunë dhe ofendim nga policia në Gjilan ndaj qytetarit të imobilizuar

Dyshohet dhunë dhe ofendim nga policia në Gjilan ndaj qytetarit të imobilizuar

Qytetarë nga Gjilani kanë dërguar një video në redaksinë e Insajderit, ku pretendohet se dy pjesëtarë të policisë kanë keqtrajtuar një person gjatë një ndalimi të mbrëmshëm.

Sipas tyre, policët e njësitit antidrogë dyshohet se e kanë goditur dhe ofenduar qytetarin edhe pasi ia kishin lidhur duart dhe e kishin shtrirë në tokë.

Në pamje dëgjohet ai duke kërkuar ndihmë, duke thënë se ka probleme me sytë. Insajderi raporton se ka siguruar emrat e policëve të përfshirë dhe ka kontaktuar IPK-në për informacione lidhur me rastin. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat