Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Suharekë mbrëmjen e 14 dhjetorit, kur një vajzë rreth 8 vjeçe nga fshati Greiçevc është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës. Mjeku kujdestar ka konfirmuar se fëmija nuk kishte shenja jete në momentin e pranimit.
Policia dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur rastin si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit kompetent.
“Patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmimin e Policisë. /Pasqyrapress/


