Një vendim i papritur ka ndryshuar rrjedhën e garës në spektaklin më të ndjekur në vend. Prodhimi i Big Brother VIP Albania ka njoftuar se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga shtëpia, ndërsa televotimi aktual është anuluar.
Lajmi u bë publik përmes faqes zyrtare të formatit, duke sqaruar se gara vazhdon pa Kristin dhe votat e deritanishme nuk do të merren në konsideratë.
Ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi arsyet e këtij vendimi, por pritet që në spektaklin e radhës të ketë më shumë shpjegime. /pasqyrapress/


