Një rast i rëndë ka tronditur zonën e Pogradecit, ku një i moshuar dyshohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një të miture. Sipas A2 CNN, ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në fshatin Piskupat, ndërsa rasti është zbuluar vetëm së fundmi, pasi e mitura është paraqitur për kontroll mjekësor dhe është konstatuar shtatzënia.
Burime bëjnë me dije se vajza nuk kishte informuar familjen më herët, për shkak të frikës dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Pas zbulimit të rastit, ajo është marrë në pyetje në prani të psikologëve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. E mitura ndodhet tashmë nën kujdesin e familjes dhe specialistëve, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /pasqyrapress/


