8.4 C
Pristina
HomeLajmeExit poll-i i fundit nxjerr LVV-në forcë të parë parlamentare

Exit poll-i i fundit nxjerr LVV-në forcë të parë parlamentare

Një exit poll i publikuar pas përfundimit të procesit të votimit ofron një pasqyrë orientuese mbi renditjen e subjekteve politike dhe shpërndarjen e mundshme të mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me rreth 45.7 për qind të votave, duke u projektuar si forca e parë parlamentare.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.6 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve arrin rreth 5.3 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate vlerësohet me 1.7 për qind, çka e lë nën pragun zgjedhor. Këto të dhëna janë orientuese dhe bazohen në një sondazh pas votimit, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të numërimit të votave. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat