5.9 C
Pristina
HomeRozëFamilja e Malit reagon ndaj produksionit të BBV: Kërkon masa për sjelljen...

Familja e Malit reagon ndaj produksionit të BBV: Kërkon masa për sjelljen e Rogertit

Familja e Mal Retkocerit ka reaguar publikisht lidhur me situatat e fundit të ndodhura në shtëpinë e Big Brother VIP, duke shprehur shqetësim të thellë për gjuhën dhe sjelljet e banorit Rogert Sterkaj ndaj Malit. Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se fjalori fyes, denigrues dhe tallës i përdorur në disa raste nuk mund të konsiderohet debat apo lojë televizive, por përbën dhunë psikologjike dhe bullizëm të hapur.

Sipas tyre, sulmet kanë prekur jo vetëm banorin, por edhe familjen dhe integritetin personal të tij. Familja i bën thirrje produksionit të Top Channel dhe Big Brother VIP që të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar një ambient pa dhunë psikologjike dhe pa sjellje bullizuese brenda shtëpisë. Ata kërkojnë që përgjegjësia institucionale të mos neglizhohet dhe të respektohen standardet njerëzore dhe etike. Në reagim përmendet edhe data 25 janar 2026, ku sipas familjes janë shënuar veprime që nuk duhet të normalizohen apo të kalojnë në heshtje, pasi bien ndesh me normat shoqërore. Në përfundim, familja e Mal Retkocerit kërkon përjashtimin e banorit Rogert Sterkaj nga gara, duke argumentuar se sjelljet e tij kanë qenë të përsëritura dhe të papranueshme. /pasqyrapress/

Fotot: Violete Kukaj, instagram.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat