5.7 C
Pristina
HomeRozë"Fatih" përjashtohet nga seriali "Një dashuri"

“Fatih” përjashtohet nga seriali “Një dashuri”

Aktori i njohur turk në rolin e ‘Fatih’, është përjashtuar nga seriali “Një dashuri”, pas raportimeve se ka rezultuar pozitiv në një test të lidhur me substanca narkotike, shkruan revista Bordo. Vendimi është marrë nga produksioni, në përputhje me rregullat kontraktuale dhe politikat e brendshme. Aktori ka reaguar publikisht, duke pranuar gabimin dhe duke theksuar se po përpiqet të nisë një kapitull të ri në jetën e tij. “Kjo është një periudhë shumë e vështirë për mua.

Kam pranuar gabimin tim dhe kam dhënë shpjegimet e nevojshme për Prokurorinë dhe publikun. Tani po ndërmarr hapat e parë drejt një jete më të pastër. Besoj se çdo njeri meriton një shans të dytë”, ka deklaruar ai. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat