5.9 C
Pristina
HomeRozëFëmijët në mes të konfliktit: ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të...

Fëmijët në mes të konfliktit: ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda (VIDEO)

Një përplasje e re publike ka rikthyer vëmendjen te raportet mes këngëtares dhe kandidates për deputete Edona Llalloshit dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahut cili ka dalë me pretendime të forta përmes një interviste tek Insajderi. Sipas deklarimeve të tij, marrëdhënia ka nisur të përkeqësohet pas dyshimeve për pabesi, çka – siç thotë – ka prodhuar tensione të vazhdueshme në familje. Ai pretendon se pas divorcit po përballet me pengesa serioze për të ushtruar të drejtën prindërore, duke theksuar se prej muajsh nuk i është lejuar të takojë fëmijët.

Gazmondi shprehet se konflikti është thelluar edhe pas kërkesës së tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët, duke e akuzuar ish-bashkëshorten për mosrespektim të vendimeve gjyqësore. Të gjitha këto pretendime janë bërë publike në intervistë, ku ai kërkon zgjidhje institucionale dhe respektim të ligjit. Nga ana tjetër, redaksia ka bërë të ditur se ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Edona Llalloshi por deri më tani ajo ka zgjedhur të mos reagojë publikisht. Çështja mbetet e hapur, ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të ndara, duke e kthyer këtë histori në një nga temat më të komentuara të ditës. /pasqyrapress/

Foto: Edona Llalloshi, instagram.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat