14 C
Pristina
HomePasqyra+Gabimi i një momenti i kushtoi 742 milionë dollarë në Bitcoin

Gabimi i një momenti i kushtoi 742 milionë dollarë në Bitcoin

Një vendim i gabuar i marrë më shumë se një dekadë më parë vazhdon të përmendet si një nga rastet më të rënda në botën e kriptove. James Howells nga Britania e Madhe humbi qasjen në një pasuri kolosale pasi një hard disk përfundoi gabimisht në mbeturina.

Ngjarja daton në vitin 2013, kur gjatë pastrimit të shtëpisë, ai hodhi një hard drive të vjetër pa e ditur se brenda tij ndodheshin çelësat privatë të rreth 8 mijë Bitcoinëve, të minuar në vitet e para të ekzistencës së kësaj monedhe digjitale. Me rritjen e vlerës së Bitcoin-it ndër vite, humbja u bë gjithnjë e më e madhe.

Sot, vlera e asaj sasie vlerësohet në rreth 742 milionë dollarë, duke e kthyer rastin në një histori paralajmëruese për gjithë komunitetin e kriptomonedhave.

Për më shumë se 12 vjet, Howells tentoi të merrte leje për kërkime në landfillin e qytetit Newport në Uells, duke propozuar plane që përfshinin teknologji të avancuar, inteligjencë artificiale dhe mbështetje financiare nga investitorë. Megjithatë, autoritetet lokale refuzuan vazhdimisht, duke përmendur rreziqe mjedisore dhe pasigurinë mbi funksionalitetin e pajisjes pas kaq shumë vitesh. Rasti konsiderohet sot si një shembull i qartë i rrezikut që sjell ruajtja personale e pasurisë digjitale, ku humbja e çelësit nënkupton humbje të pakthyeshme. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat