1.5 C
Pristina
HomeLajmeGenc Prelvukaj me rritje votash, po përsëri pa ulëse në Kuvendin e...

Genc Prelvukaj me rritje votash, po përsëri pa ulëse në Kuvendin e Kosovës

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të dhjetorit, kandidati i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar publikisht duke theksuar se, ndonëse ka arritur të rrisë ndjeshëm mbështetjen elektorale me rreth 16 mijë vota, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka shprehur falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit politik, duke u shprehur i vlerësuar dhe mirënjohës për besimin e dhënë.

Prelvukaj ka uruar deputetët e zgjedhur për mandatin e fituar, duke shprehur pritjen që ata të angazhohen maksimalisht në shërbim të shtetit, shoqërisë dhe jetës politike në vend. Ai po ashtu ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, siç ka qenë për mbi dy dekada, duke kontribuar pa kërkuar përfitime personale.

Në fund, Prelvukaj ka bërë thirrje për qasje racionale dhe tejkalim të dallimeve partiake, duke nënvizuar se interesi për Kosovën duhet të qëndrojë mbi çdo inat apo ndarje politike. /pasqyrapress/

Foto: Genc Prelvukaj, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat